Ballina Aktuale “Incident” me aeroplanin e Pensit

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin në Mançester në shtetin Nju Hempshir pasi kishte goditur një zog pas nisjes, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

Marketing

Pens ishte rrugës për në Uashington pas një proteste parazgjedhore në qytetin Gillford.

Një nëpunës i lartë i administratës amerikane, i cili dëshironte të mbetej anonim, kishte thënë se nënkryetari dhe shoqëruesi i tij nuk ishin në rrezik.

Pens në Uashington ishte kthyer me aeroplan të mallrave të cilin Shërbimi sekret e ka shfrytëzuar për transport të automjeteve gjatë udhëtimit të tij.MIA

Marketing
Exit mobile version