Incident me ekipin turk në Islandë, lojtarët mbahen tre orë në aeroport

Skuadra përfaqësuese turke mbeti e bllokuar në aeroport në momentin që mbërriti në Islandë dhe kjo situatë rrezikon të shkaktojë një incident diplomatik.

Marketing

Sipas 2 prej lojtarëve të kësaj përfaqësuesja Burak Yilmaz dhe Emre Belozoglu, skuadra mbeti në pritje për rreth 3 orë në aeroport për kontrollin e pasaportave, ndërkohë që atyre iu hapën edhe bagazhet që iu nënshtruan një kontrolli për arsye sigurie, lajm që u konfirmua edhe nga përfaqësuesja turke nëpërmjet postimeve në Twitter.

Por momenti që solli edhe shpërthimin e këtij skandali ishte veprimi i një personi të pranishëm që bënte rolin e gazetarit teksa vendosi një furcë përballë fytyrës së Emre si mikrofon.
Klasa politike turke reagoi fillimisht nëpërmjet ministrit të jashtëm Mevlut Cavusoglu që e konsideroi të papranueshëm këtë trajtim të autoriteteve islandeze.

Ai theksoi se do të bëjë një telefonatë homologut të tij në Rejkjavik si dhe do të nisë një notë proteste në Ambasadën Turke në Norvegji.

Po kështu për këtë incident foli edhe presidenti turk, Erdogan që ashtu si Cavusglu e konsideroi këtë incident si të papranueshëm, ndërkohë që në rrjetet sociale sjellja e autoriteteve islandeze u përkufizua si raciste.
Turqia dhe Islanda janë në grupin tonë kualifikues të Euro 2020 dhe do të vihen përballë njëra-tjetrës në mbrëmjen e së martës për sfidën e tyre të radhës.

Turqia që të shtunën mundi Francën, është në krye të Grupit H me 9 pikë të plota, ndërsa Islanda pas suksesit me kombëtaren është me 6 pikë në vendin e tretë.