Incident në Kuvend,përplasje gati fizike mes dy deputetëve

Një incident ka ndodhur në korridoret e Kuvendit ndërmjet liderit të partisë E Majta (Levica) dhe deputet, Dimitar Apasiev, dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski.

Marketing

Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti i VMRO-DPMNE-së i ka shprehur pakënaqësi kryetarit të Levicës për publikimin e shpenzimeve të tij të udhëtimit dhe ka filluar me fyerje në baza personale, ndaj çka ka reaguar ashpër deputeti i Levicës.

Në fyerjet e tij, deputeti i VMRO-DPMNE-së ka përmendur edhe gruan dhe fëmijët e Apasievit. Sipas burimeve të “Lokalno”, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.

Siç mësohet, Ristevski ka filluar t’i bëjë kërcënime Apasievit, pas çka Apasiev ka hedhur filxhanë drejt tij.