Incident në Ligën e Evropës: Portieri i Sevillas goditet në kokë nga tifozët e Fenerbahces

Një incident është shënuar në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Fenerbahces, ku portieri Marko Dmitroviq është goditur me një gjësend në kokë.

Marketing

Portieri i Sevillas pas goditjes u shtri në tokë, ndërsa stafi mjekësor vrapoi për t’i dhënë ndihmë, shkruan lajmi.net.

Futbollistët e Fenerbahces tentuan nga fusha të qetësonin situatën në tribuna me tifozët që ishin të frustruar me portierin serb.

E gjithë situata ka ndodhur në minutën e 58-të të përballjes.

Ndryshe, Fenerbahce fitoi 1:0 takimin, por Sevilla u kualifikua tutje me rezultat të përgjithshëm 1:2.