Këngëtarja Billie Eilish është përballur me një problematikë gjatë koncertit të saj në Londër, ku ndjekësit kanë filluar të kenë shqetësime për shkak të temperaturës së lartë.
Ylli amerikan i popit është filmuar duke ndalur muzikën, për të njoftuar se disa prej tyre kishin humbur ndjenjat dhe duhet të largoheshin nga vendi ku po mbahej koncerti.
Sipas DailyMail, ndjekësit e koncertit në ambientin me kapacitet 20,000 shpjeguan se nuk ndiheshin mirë, pasi po shtyheshin dhe temperaturat ishin të larta.
Ky nuk është rasti i parë që këngëtarja ka pasur probleme në koncerte, pasi më parë ajo ka ndërprerë performancën për t’i mundësuar ndihmë atyre që nuk ndiheshin mirë.
Fakti që koncertet e Billie Eilish janë gjithmonë të ndjekur nga mijëra fansa ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes në shumë raste për këto problematika.