Incident në LSDM-në e Shutkës. Demirovski sulmohet me shufra hekuri

????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Ish kryetari i Këshillit të komunës së Shuto Orizarës në Shkup nga radhët e LSDM-së, Gege Demirovski, ka akuzuar rivalët e tij bashkëpartiak se e kanë sulmuar mbrëmë me shufra hekuri duke dashur ta vrasin, shkruan Fakte.

Marketing

Ai ka thënë se bashkëpartiakët e tij janë zhytur në kriminalitet dhe punë mafioze, prandaj ai u pengon. Rastin e ka paraqitur në polici Demirovski dhe pret që, siç thotë ai, nëseinstitucionet nuk ndërmarrin masa ai vet do të ndërmerr masa.

Ndryshe, Gege Demirovski së bashku me Kurto Dudush ishin dy figurat kyçe të LSDM-së në Shutkë në zgjedhjet e fundit, si dhe njerëzit më të besueshëm të krerëve të kësaj partie Zaev, Spasovski dhe Zekiri.

Pasi fituan zgjedhjet, në të cilat Dudush u zgjedh kryetar komune, ndërsa Demirovski u emërua Kryetar i këshillit komunal. Mirëpo pas pak kohe, plasi sherri mes tyre dhe këshilli shkarkoi Demirovskin ndërsa në vend të tij emëroi gruan e kryetarit Dudush.

Marketing