Një incident është regjistruar brenda ambienteve të NP “Higjiena Komunale” në Shkup, ku dy qytetarë kishin ofenduar një polic e madje njëri prej tyre edhe e kishte sulmuar fizikisht. Policia ka ftuar në bisedë informative të dy personat dhe pas dokumentimit do të ngrejë kallëzim përkatës, përcjell Klan Maqedoni.
“Më datë 06.12.2022 në Komisariatin e Policisë Gazi Babë është zhvilluar një intervistë zyrtare me I.I dhe A.M.B. të dy nga Shkupi, pasi më herët në ambientet e NP “Higjiena Komunale” në lagjen Keramidnicë kanë kërcënuar dhe ofenduar një zyrtar policor, pas së cilës I.I e ka sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së.