Incidente në NP’Ujësjellësi dhe Kanalizimi’! Shkak zgjatja e pushimit mjekësor të bashkëshortes së kryetarit të Bordit Idriz Orana?

Ndërmarrja Publike ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’– Shkup përmes një komunikate njofton se gjatë ditës së sotme sërish është përballur me situata dhe ngjarje të pakëndshme të imponuara nga kryetari i Bordit Drejtues të ndërmarrjes, Idriz Orana.
Gjegjësisht, incidenti i sotëm është i fundit për momentin nga seria e incidenteve me të cilat po ballafaqohen udhëheqësia e ndërmarrjes, por edhe punonjësit në periudhën e kaluar.

Marketing

‘Këto lloj incidentesh krijojnë një mjedis të pakëndshëm dhe të pashëndetshëm për funksionimin normal të punonjësve dhe për fat të keq në disa prej tyre, përveç verbaleve, ka edhe fyerje fizike, kërcënime dhe presione. Të gjitha këto ngjarje dhe incidente janë raportuar në Ministrinë e Brendshme- thuhet në kumtesën e Ndërmarrjes ‘Ujësjellsi dhe Kanalizimi’.


Gjatë ditës së sotme kryetari i Bordit të Drejtorëve të NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ Idriz Orana sërish ka iniciuar një incident, duke refuzuar që mbledhja të mbahet në vendin e caktuar të paraparë për të njëjtën, në katin e pestë, ku si për të gjitha mbledhjet, ishte rregulluar dhe organizuar në përputhje me rrethanat. Në vend të kësaj, me iniciativë dhe presion nga ana e tij, anëtarët e Bordit Drejtues që tashmë ishin ulur në katin e 5-të të sallës së mbledhjeve pas një telefonate të tij, kanë zbritur për të shkaktuar një incident me sigurimin ku ndër të tjera, kryetari i bordit të drejtorëve Idriz Orana, ka tentuar të inicojë një përplasje fizike me sigurimin. Sigurimi i ndërmarrjes në nivel të detyrës, parandaloi zhvillimin e ngjarjeve të pakëndshme, në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në ndërmarrje.

Udhëheqësia e i ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’ – Shkup i dërgon mesazh publik kryetarit të Bordit Idriz Orana, që të ndalojë presionin ndaj anëtarëve, të të punësuarve me inicimin e incidenteve, si dhe akuzimin e udhëheqësisë për mosfunksionim vetëm për të përmbushur qëllimin e tij – që bashkëshortja e tij të vazhdojë me zgjatjen e vazhdueshme disavjeçare të pushimit mjekësor dhe të e njejta të jetë e “paprekshme” për inspektim, ndëshkim, përgjegjësi disiplinore e të tjera.

Rregullat, rregulloret dhe protokollet e punës duhet të respektohen dhe të vlejnë për të gjithë, pavarësisht nëse është zyrtar, kryetar i bordit drejtues apo jo- thuhet në reagimin me shkrim të NP ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’

Соопштение_ЈП ВиК_УО