Demonstruesit të cilët pretendojnë se i përkasin lëvizjes “Jelekët e verdhë”, si dhe protestuesit e ndryshëm sot u përleshën me policinë në Paris në fund të paradës ushtarake të mbajtur me rastin e festës kombëtare, Dita e Bastilës.
Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit i vunë zjarr disa kontejnerëve me mbeturina, transmeton KosovaPress.
Radio France Info njoftoi sot se 152 persona u arrestuan në margjina të paradës ushtarake. Ndër të burgosurit janë udhëheqësit e lëvizjes qytetare “Jelekët e verdhë” Erik Drue, Jerome Rodriguez dhe Nicole Maxim, tha prefektura e Parisit.