Incidentet e 28 Nëntorit, Toshkovski: Informacione operative tregojnë përfshirje të një ish-kryetar komune nga radhët e BDI-së

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në një intervistë për Sitel ka konfirmuar se janë identifikuar dhe arrestuar autorët që më 28 nëntor kanë shkelur rendin publik dhe përdhosën simbolet shtetërore. Ai tha se shërbimet e sigurisë po vazhdojnë hetimet për përfshirje të mundshme të grupeve të organizuara, të cilat mund të kenë nxitur aktivitete të tilla.

Marketing

“Hetimi  vazhdon dhe kemi informacione operative për përfshirjen e strukturave të larta të BDI-së në këto ngjarje. Por, ne do të veprojmë ekskluzivisht në bazë të fakteve dhe provave, duke shmangur përndjekjet politike, siç janë vërejtur në të kaluarën”, tha Toshkovski. 

Ministri tha se në mesin e të dyshuarve për organizimin e incidenteve është edhe një ish-kryetar komune nga radhët e BDI-së, por theksoi se do të veprohet vetëm me prova të forta dhe në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë Publike.   

“Ndryshe nga më parë, kur bëheshin përndjekje politike, sot punojmë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme. Nëse japim prova do të veprojmë sipas ligjit”, theksoi ai. Hetimi mbetet i hapur dhe opinioni  do të njoftohet për hapat e mëtejshëm.

Marketing