Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ky nuk do të jetë tentimi i fundit për destabilizim, por i fton qytetarët të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve, si dhe të jenë të vetëdijshëm se këto tentime po bëhen pasi disa ish politikanë kanë frikë nga drejtësia dhe për milionat që i kanë fituar në kurriz të popullatës së thjeshtë.
“Unë kam paralajmëruar për skenare të tilla, shumë më herët, para disa muajsh, se ka informacione të tilla kanë ardhur tek ne, dhe ky nuk do të jetë tentimi i fundit për eskalim të situatës, për tensione ndëretnike dhe kështu me rradhë. Madje kjo që ndodhi ditë më parë ishte parandaluar nga ana jonë dhe janë paralajmëruar të gjithë përfaqësuesit relevantë ndërkombëtarë dhe partnerët tanë strategjik, se ekziston rreziku për ngjarje të tilla, sepse kishim informacione dhe indikacione se këta për çfarë fola deri më tani, politikanë nga e kaluara do të dëshirojnë të na kthejnë përsëri në të kaluarën”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.