Incidenti në ndeshjen me Poloninë, FIFA ndëshkon Shqipërinë

Pas incidentit me Poloninë në “Air Albania Stadium”, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka vendosur një gjobë prej 150 mijë frangash ndaj kombëtares Shqiptare dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

Marketing

FSHF thotë se do të ndërmarë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara./

Marketing