Incidenti në Ohër,Xhaferi: Nuk kam ndërmend të thërrasë seancë

Përderisa opinioni në Bullgari pret që Parlamenti të debatojë për zhvillimet në marrëdhëniet me Shkupin, ka shumë gjasa që kjo të mos ndodhë me Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

“Nuk mendoj se duhet të thërras një seancë ku deputetët do të diskutojnë për zhvillimet e fundit rreth marrëdhënieve Shkup-Sofje”, është qëndrimi i kryeparlamentarit të RMV- së, Talat Xhaferi.

Kryeparlamentari Xhaferi thotë se për vizitën e ministrit Osmani në Bullgari, ai mund të thirret nga komisionet ku do të referohej vetë Osmani si gjithmonë më parë.

Në takimin joformal me gazetarët, ai tregoi se afati për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese është qershor-korrik.

Në shtator do të ketë një debat publik që do të miratohet në nëntor. Ai ka përsëritur se do të mbledhë seancë kur të njoftohet se ka shumicën e nevojshme