Incidenti në Premier League – Lojtarët e West Ham e shpëtojnë djaloshin (VIDEO)

Një incident dhe moment paksa i pazakontë vjen nga ndeshja Crystal Palace – West Ham.

Marketing


Kjo përballje ka përfunduar në shifrat 0-2.
Në momentin që është realizuar goli i dytë i takimit, tifozët e West Ham kanë shpërthyer në festë për golin e qetësisë.

Por nga festa e madhe e tyre, ata kanë rrëzuar barrierën ku gjendej një reklamë, e cila ka zënë poshtë një djalosh që mblidhte topat.

Soucek e ka kuptuar menjëherë dhe e ka ndihmuar djalin që të dilte sa më shpejt.

Më pas ishin stafet mjekësore që u siguruan që shëndeti i vogëlushit të ishte i mirë.

 

Marketing