Është arrestuar personi i cili gjuajti me pistoletë te përmendorja e Skenderbeut përderisa protestuesit ecnin nga MPJ dhe për këtë është informuar prokurori publik. Ministri Spasovski konfirmoi se pas protestave kundër propozimit francez janë arrestuar pesëmbëdhjetë persona prej të cilëve tre të mitur. Kundër dymbëdhjetë prej tyre janë parashtruar padi penale për pjesmarrje në grup që ka kryer vepër penale. Njëri prej tyre përfundoi në arrest ndërkaq gjykatësi në procedurë të mëparshme edhe shtatë prej tyre iu përcaktoi arrest shtëpaik. Spasovski më tej shtoi se nuk ka nohuri se është rrezikuar siguria e Liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski dhe se policia ka parandaluar incidentin te sheshi Skenderbeu. Ai u bëri thirrje qytetarëve të përmbahen nga dhuna.
“Athua ky nuk është polic që ka intervenuar në vendngjarje. Sigurisht që nuk duhet të vjen deri te kjo sigurisht por që të mos ndodh kjo çdo qytetar duhet të din që protesta duhet të jenë të qeta. Askujt nuk i lejohet të nxjerr armë zjarri dhe të rrezikojë sigurinë, asnjë qytetari në vend nuk i lejohet kjo gjë.”, tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
Gjatë protestave u lënduan tre policë, por organizatorët u ankuan se nuk ka pasur sa duhet policë që të parandalojnë incidentit tek Mavrovasja. Nga MPB e thonë të kundërtën. Policia ka parandalur eskalimin e mëtejshëm të situatës.
“Policët reaguan masa ishte tejet e dhunshme dhe policia parandaloi përshkallëzim të situatës. Ne sot do të tentojmë që me organizatorët të bisedojmë se a do ta ndryshojnë kahjen eprotestave që të mos shakaktohen sërisht ndodhi të tilla, por nëse nuk ndryshojnë do të bëjmë analiza tjera të sigurisë.”, tha Sasho Tasevski, drejtor i BSP-së
Nga MPB informojnë se është arrestuar edhe i dyshuari i cili të martën hodhi bombën e molotovit në kuvend. Ky tetëmbëdhjetë vjeçar është identifikaur nga videoxhirimi dhe ka pranuar veprën.