Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet në vendin e 65-të në Indeksin Global të Paqes për vitin 2019, me 23 vende më mirë nga viti i kaluar, duke e bërë atë një nga pesë vendet në botë që kanë bërë përparimin më të madh.
“Maqedonia e Veriut për vitin e tretë me radhë ka bërë përparim të qëndrueshëm me një ndryshim prej 0.127 në 2019. Kjo rezultoi që ajo të ngjitej në 23 vende në GPU dhe të renditej në vendin e 65-të më të lartë që nga fillimi i indeksit në 2008”, thuhet në raportin e Global Peace Index.
Ndryshimi më i madh pozitiv, thuhet, ishte rezultat i përmirësimit të marrëdhënieve me vendet fqinje. Qeveria aktuale, e udhëhequr nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, ka përmirësuar marrëdhëniet me BE-në, dhe veçanërisht me Bullgarinë dhe Greqinë. Sipas indeksit, ka një përmirësim të ndjeshëm në fushën e sigurisë, një ulje e krimit të dhunshëm dhe një përmirësim në treguesin e paqëndrueshmërisë politike.
Sidoqoftë, thekson gjithashtu se ekzistojnë rreziqe që lidhen me tensionet etnike dhe mosmarrëveshjet politike, përfshirë ndryshimin e emrit të vendit, që u u rishfaq si një problematikë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019.