Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të fundit botëror për lirinë e mediave të Reporterë pa kufij (RSF), njëjtë sikur vitin e kaluar, kur vendi kërceu për 14 vende.
Vërejtja kryesore e Reporterë pa kufij këtë vit është gjendja në servisin publik, RTVM, ku Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma.
“Edhe pse institucioni është stabilizuar në vitin 2018, Qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzer publik, në kundërshtim me atë që e ka paralajmëruar në vitin 2017”, thekson organizata.
“Ashtu që tani për tani, programi i servisit publik vazhdon t’i shërbejë interesat e ish partisë konservatore qeveritare, VMRO-DPMNE, qëndron në raportin e Reporterë pa kufij për këtë vit.
Edhe pse nuk janë regjistruar sulme ndaj gazetarëve gjatë vitit të kaluar në Maqedoni dhe siguria e gazetarëve shënon përparim të madh, Reporterë pa kufij paralajmërojnë se kultura e mosndëshkimit vazhdon të qeveris në vend.
Vetëm dy prej 59 sulmeve të regjistruara ndaj gazetarëve viteve të fundit janë lëndë e hetimeve dhe kanë marrë përfundim.
“Kjo nuk e arrin shkallën e nevojshme të dekurajohen përgjegjësit për sulmet”, transmeton RSF.
Në pjesën e rregulloreve ligjore, organizata për mbrojtje të gazetarëve shënon se nevojiten ndryshime në pjesën për shpifje dhe qasje te institucionet shtetërore. RSF thekson edhe se amendamenti kontravers me të cilin i lejohet Komisionit Shtetëror Zgjedhor ta vëzhgojë raportimin e zgjedhjeve në mediumet elektronike, është miratuar pa debat dhe pa konsultime.
Përfundimisht, Reporterë pa kufij kërkojnë t’i kushtohet vëmendje faktit që “funksionarë të lartë qeveritar kanë tendencë të rrënjosur t’u kërcënohen dhe t’i ofendojnë gazetarët”.
Ky është kërcimi më i mirë për lirinë e mediave në Maqedoni në pesë vitet e fundit.