Indi, Modi bën betimin për kryeministër

Narendra Modi bëri sot betimin për kryeministër të Indisë për herë të dytë pasi partia e tij “Bharatiya Janata” (BJP) arriti të fitojë zgjedhjet e përgjithshme.

Marketing

Presidenti i BJP-së, Amit Shah, i cili shihet si kryearkitekti i fitores së partisë në zgjedhjet e përgjithshme, ishte mes ministrave që u betuan si anëtarë të kabinetit të Modit.

BJP-ja arriti të marrë 303 deputetë në “Lok Sabha”, dhoma e ulët e Parlamentit, duke përmirësuar rezultatin e saj me 282 deputetë në vitin 2014.

Opozita “Indian National Congress”, partia e dytë më e madhe, arriti 52 deputetë më pak.

Marketing