India vazhdon masën e izolimit kombëtar

Izolimi kombëtar për shkak të koronavirusit është zgjatur edhe për 2 javë të tjera në Indi.

Marketing

Udhëzimet e reja, të prezantuara të premten, kanë përditësuar sistemin e ndarjes së zonave të kuqe, portokalli dhe të gjelbërta.

Zonat e kuqe konsiderohen vatra të përhapjes së virusit, ndërkohë që lehtësime janë bërë në zonat tjera që konsiderohen më pak të rrezikshme.

India ka zbatuar masat e izolimit nga 24 marsi, ndërkohë që në këtë shtet janë regjistruar mbi 35,000 raste të prekura me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Brendshme, ku tregohej masa e re e izolimit deri më 18 maj është thënë se “ka pasur arritje të mëdha në situatën e krijuar më Covid-19”.

Mirëpo të premten në këtë shtet është shënuar rekord i rasteve të reja.

Të paktën 1,100 persona është thënë të kenë vdekur nga virusi në Indi, mirëpo shumë persona besojnë se numri i të prekurve dhe infektuarve është shumë më i madh sesa është raportuar.

Ky shpërthim ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, pasi kompanitë kanë shënuar humbje në vlerë të miliona dollarëve derisa punëtorët migrantë janë përballur po ashtu me vështirësi financiare.