Indonezi, 11 nxënës u mbytën gjatë pastrimit të lumit

11 nxënës u mbytën, ndërsa 10 të tjerë u shpëtuan gjatë një udhëtimi me shkollën për pastrimin e lumit në provincën Perëndimore të Indonezisë.

Marketing

Sipas raporteve, 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po ecnin përgjatë bregut të lumit Cileueur në Ciamis, kur 21 nxënës ranë në ujë. “Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje”, tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung. “Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri-tjetrit.

Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën”, tha Ridwansyah. Disa raporte thanë se nxënësit e moshës mes 12 dhe 15 vjeç po përpiqeshin të kalonin lumin kur ndodhi aksidenti. Disa mësues u plagosën gjithashtu gjatë përpjekjes për të shpëtuar nxënësit.

“Ekipet e kërkimit i gjetën të gjitha viktimat në drejtim të rrymës”, tha shefi i qarkut Herdiat Sunarya. Thuhet se studentët nuk mbanin pajisje personale notimi.

Marketing