Mbeturinat që besohet se i përkasin nëndetëses indoneziane të zhdukur janë gjetur afër vendndodhjes së saj të fundit, tha shefi i marinës së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Disa pjesë dhe sende u gjetën në vendin e fundit të nëndetëses, të cilat besohet të jenë pjesë ose përbërës të bashkangjitur të nëndetëses”, tha Admirali Yudo Margono gjatë një konferencë shtypi në Bali.
Objektet përfshinin pjesë të komandimit të torpedove, mbështjellës të tubave të ftohjes, lubrifikant periskopi dhe sexhade që janë përdorur nga anëtarët e ekuipazhit musliman.
Gjithashtu u gjetën gjurmë të naftës së derdhur dhe sendeve të tjera që besohet se i përkisnin nëndetëses, tha zyrtari, duke shtuar se nuk kishte asnjë anije tjetër në një rreze prej 10 miljesh.
“Këto objekte nuk do të dilnin kurrë nga nëndetësja nëse nuk do të kishte presion nga jashtë ose të çara”, tha Margono.
Nëndetësja KRI Nanggala-402 u zhduk me 53 anëtarë të ekuipazhit në bord gjatë një stërvitjeje pranë ishullit të Bali të mërkurën.
Nëndetësja u ndërtua në Gjermani në vitin 1977 dhe hyri në shërbim të Marinës Indoneziane në vitin 1981.