Indonezia goditet nga një tërmet 6.6 ballë

Një tërmet me fuqi prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi sot ishullin indonezian Sumatra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Epiqendra e tërmetit ishte 257 kilometra në jug të Sinabanit, një qytet në bregun lindor të ishullit Simeulue, i cili shtrihet në brigjet perëndimore të Sumatrës, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.

Marketing

Deri më tani, nuk është raportuar për asnjë rast fatal ose dëme materiale.



. .

Marketing