Huawei mbajti të enjten një webinar me një panel ekspertësh udhëheqës për të diskutuar mbi qëndrueshmërinë e sektorit të energjisë. Folësit ishin Annika Hedberg, Drejtuese e Programit “Prosperitet i Qëndrueshëm për Evropën” te Qendra e Politikave Evropiane, Robert Lee, Profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Birmingham, Jürgen Tzschoppe, Zv.President Ekzekutiv i Energjisë Ndërkombëtare në Statkraft, dhe Dr. Rene Arnold, Zv.President i Strategjive të Çështjeve Publike në Huawei Technologies.
Paneli theksoi se ndërkohë që përhapja e pajisjeve të reja dixhitale, rrjetet e ndërlidhura me shpejtësi të lartë, qendrat e ruajtjes së të dhënave dhe makinat elektrike në jetën tonë kanë rritur më shumë kërkesën për energji, bota ka nevojë gjithashtu të pranojë se teknologjitë e reja të TIK, si inteligjenca artificiale, analiza e përmirësuar e të dhënave, rrjetet e energjisë, metodat e reja të shpërndarjes dhe ruajtjes së energjisë mund t’i bëjnë sistemet e energjisë në botë më të pastra, efikase, duke i orientuar drejt rritjes së ndjeshme të produktivitetit. Për më tepër, paneli i profesionistëve u dakordësua që një sistem i zgjidhjeve gjithëpërfshirëse do të ishte i një rëndësie tepër të lartë dhe urgjente për të arritur objektivat e emetimit të karbonit.
Duke diskutuar mbi mënyrën si transformimi i energjisë mund të ndihmojë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, Annika Hedberg, Drejtuese e Programit “Prosperitet i Qëndrueshëm për Evropën” në Qendrën e Politikave Evropiane, tha se, “Pandemia padyshim ka ndikuar në mënyrën se si funksionojnë bizneset, duke bërë të mundur një rënie të përkohshme të konsumit të lëndëve djegëse dhe emetimeve të karbonit. Por gjithashtu është edhe një risk i madh. Nëse ne nuk përdorim krizën e mbylljes në luftën kundër ndryshimeve klimatike, do të dalim nga kjo periudhë me rritje të emetimit të gazeve. Lajmi i mirë është se ne aktualisht kemi disa zgjidhje fantastike TIK të vendosura ashtu si inteligjenca artificiale (Al), interneti i gjërave (IoT) dhe blockchain që mund të ndihmojë në transformimin e sektorit duke mbrojtur ekosistemin tonë.”
Robert Lee, Profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Birmingham, trajtoi nevojën për të diskutuar rreth përgjegjësinë sociale që lidhet me konsumin e energjisë.
“TIK-u është një sektor i mrekullueshëm novator, por po ashtu është e rëndësishme t’i përdorësh risitë me përgjegjësi. Ne kemi parë se si TIK ka ndihmuar në zëvendësimin e udhëtimeve në një kohë pandemie. Nuk është vetëm teknologjia novatore, por konsumi i qëndrueshëm është po aq i rëndësishëm, pra ajo çfarë mund të bëjmë ne. Ndryshimi i sjelljes qëndron në qendër të arritjes së qëllimeve tona me zero neto”, tha ai.
Jürgen Tzschoppe, Zv.President Ekzekutiv i Energjisë Ndërkombëtare në Statkraft, adresoi vlerën e aplikimit të energjisë së rinovueshme dhe tha se: “Energjia elektrike e re do të vijë nga burimet e rinovueshme. Kjo nuk është rrugë me një drejtim dhe ne do të ndryshojmë trendin duke luftuar ndryshimet e klimës. Në fakt, ndryshimet e pashembullta të teknologjisë në sektorin e burimeve të rinovueshme e kanë bërë energjinë diellore dhe atë të erës, dy prej fuqive më të qëndrueshme ekonomikisht për të prodhuar. Teknologjia ka ndihmuar në dy nivele, prodhimtari më të lirë, më të mençur dhe më pak rrezik për njerëzit në drejtimin dhe menaxhimin e sistemeve.”
Dr. Rene Arnold, Zv.Presidenti i Strategjive të Çështjeve Publike te Huawei e kundërshtoi mitin se konsumi i energjisë është veçanërisht i lartë në industrinë e TIK. Teksa pranoi se rritja e qendrave të të dhënave dhe sajteve wireless ka sjellë një rritje të kërkesës për energji, Dr. Rene theksoi rëndësinë e dixhitalizimit të energjisë për të rritur efikasitetin dhe për të ulur kostot e larta të funksionimit dhe mirëmbajtjes. Ai tha se “Nuk mund të mohohet që përshpejtimi në gjithçka dixhitale po krijon pajisje dhe aplikacione që kanë nevojë për më shumë energji, por në thelb të saj ka të bëjë me mënyrën se si ne i përdorim teknologjitë dixhitale në avantazhin tonë për të nxitur avancimin dhe rritjen ekonomike, ndërkohë që përmbushim objektivat e qëndrueshmërisë. Përdorimi i potencialit të TIK për të transformuar sektorin është i madh dhe ne si Huawei jemi të përkushtuar drejt këtij qëllimi për të krijuar një ndikim përgjithësisht pozitiv për industrinë dhe planetin tonë.”