Infektimi i 50 fëmijëve në Gjevgjeli, Filipçe: Kanë një infeksion viral, jo “Kovid 19”

Kanë përfunduar ndërkohë edhe analizat e 50 fëmijëve me simptoma të infeksioneve të frymëmarrjes, jo specifike për këtë periudhë të vitit, që kërkuan ndihmë mjekësore në spitalin në Gjevgjeli.

Ministri Filipce thotë se bëhet fjalë për infektim virusal e nuk ka vend për paikë. Testet e fëmijëve për praninë e virusit Covid 19, kanë dalë negative.

“Bëhet fjalë për të ashtuquajturin virus sinsicial. Ne donim të shihnim nëse ai kishte ndonjë lidhje me Covid. Asnjë fëmijë nuk ka antitrupa që vërtetojnë se kanë kaluar virusin. Numri i fëmijëve në Kozle është rritur gjithashtu. Nuk ka vend për panik, kjo ka rëndësi” – deklaroi Filipçe.

Filipçe thotë se infeksioni ka shumë të ngjarë të jetë edhe rezultat i imunitetit të dobësuar të fëmijëve pas një periudhe të gjatë izolimi për shkak të masave anticovid.

Marketing