Sot, policia ka kryer bisedë zyrtare me 53 vjeçaren S.S nga Shkupi, e punësuar në spitalin “8 Shtatori”. Ajo dyshohet se nga pacientja S.M, derisa ajo ka qenë në mjekim në spital, e dyshuara i ka marë kartelën bankare, dhe disa herë ka bërë pazar nëpër objekte shitëse, e pas çka i’a ka kthyre prapa kartelën fshehurazi. Në bisedë me policinë, infermierja e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat penal.