Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Elektro”. Në pranga ka rënë një infermiere, e cila i vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për të marrë kredi në emër të tyre.
Për këtë zhvillim, policia ka arrestuar shtetaset Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe dhe Orjada Hoxha, 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, si dhe është proceduar penalisht shtetasi A. H. Policia njofton më tej, se 39-vjeçarja Bardhollari, vidhte kartat e identitetit të pacientëve dhe ato ia dorëzonte shtetases Hoxha, e cila punonte shitëse në një dyqan shitjesh elektroshtëpiake.
Ajo më pas, përdorte këto identitete për të marrë kredi. Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake me vlerë rreth 40.000.000 lekë.
Finalizohet nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”.
Iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierja.
Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.
Sekuestrohen pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve:
E. B., 39 vjeçe dhe O. H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.