Ka filluar aplikimi për subvencione për bujqësi në kuadër të Programit të vitit 2020.
🔅Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural informon të gjithë përdoruesit e mbështetjes financiare në bujqësi se ka filluar aplikimi për përfitim të subvencioneve për bujqësi, ndërsa afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 3️⃣1️⃣ korrik 2️⃣0️⃣2️⃣0️⃣.
🔅Gjatë kësaj periudhe, mund të paraqiten kërkesa për pagesa direkte për prodhimе bimоrе, për kultura të bimëve dhe kopshtarisë, vreshtat dhe pemishtet. Gjithashtu, deri në fund të muajit, kërkesë për mbështetje financiare mund të paraqitet nga të gjithë ata që janë të përfshirë në prodhimin blegtoral, d.m.th., duke rruajtur bagëti, dele, dhi, bletë poashtu edhe për mbështetje financiare për kafshët e therrura në thertore.
🔅Kërkesat për mbështetje financiare dorëzohen në mënyrë elektronike, në mënyrë të pavarur nga aplikantët duke u regjistruar në sistem në web faqen e agjencisë www.ipardpa.gov.mk. Ata bujq që nuk dinë të paraqesin vetë aplikime ose që kanë nevojë për ndihmë në krijimin e aplikimeve elektronike, mund të kontaktojnë Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
🔅Para nënshkrimit dhe dorzimit të aplikimeve, aplikantët duhet të kontrollojnë nëse të gjitha masat dhe kulturat janë të regjistruara. Nëse aplikantët konstatojnë se kanë bërë një gabim ose kanë futur të dhëna të pasakta ose shohin nevojë për ndryshim për shkak të mosrespektimit të situatës faktike, kërkesa mund të tërhiqet ose të ndryshohet brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes.
🔅Agjencia, së bashku me MBPEU dhe Qeverinë, si më parë dhe në të ardhmen do të vazhdojnë të krijojnë masa që do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin dhe modernizimin e agro-sektorit të brendshëm dhe kështu të zvogëlojnë kostot e prodhimit dhe të rrisin prodhimin vendas të produkteve bujqësore.