Sot Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës mbajti mledhjen e 11-të me rradhë, ku nga institucionet kompetente u raportua me sa vijon:
Më 11.05.2020 në Tetovë dhe komunat sot janë regjistruar edhe 7 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve është 116. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 50 persona kurse 10 kanë ndërruar jetë.
Sipas komunave ky numër është si vijon:
-Komuna e Tetovës 50 (2 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 40 (5 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 6
-Komuna e Bërvenicës 10 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 4
-dhe Komuna Zhelinës 6 të infektuar (2 persona ka ndërruar jetë)
SPB Tetovë informoi se gjatë fundjavës që shkoi në komunën e Tetovës janë evidentuar 6 shkelje të orës policore, por kryesisht ora policore është respektuar nga ana e qytetarëve.
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 33 persona, në vetizolim 27, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 116 persona.
SPB Tetovë poashtu informoi se gjatë fundjavës janë bërë edhe disa vërrejtje me shkrim për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.
Komuna e Tetovës është në përfundim të procesit të shpërndarjes derë më derë të pakove me maska mbrojtëse, doreza dhe fletushka informative si masë preventive ndaj përhapjes së COVID19 në territorin e komunës së Tetovës
Shërbimet komunale, respektivisht Njësia Teritoriale kundër zjarrit dhe NPK Tetova vazhdojnë me dezinfektimin dhe larjen e rrugëve dhe hapësirave publike për të minimizuar përhapjen e COVID19.
Të vetëdijshëm që në vend ka filluar të mendohet dhe po bëhen plane operative për liberalizimin e masave restriktive, numrat e fundit të të infektuarve me COVID19 në komunën e Tetovës vazhdojnë të kenë një tendencë të rritjes e cila nuk duhet nënvlerësuar. Kjo rritje flet për faktin se qytetarët duhet të risin kujdesin dhe të respektojnë në përpikshmëri masat preventive për sa i përket ruajtjes së distancës fizike si dhe mbajtjes së maskave mbrojtëse.
Poashtu apelojmë që qytetarët me simptome të respektojnë protokolin shëndetësor, dhe të drejtohen tek mjekët e tyre amë, me qëllim që trajtimi I tyre të bëhet në kohë dhe mos ta rrezikojë shëndetin e të tjerëve.
#Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – #COVID19 (11.05.2020) Sot Shtabi i krizës pranë komunës së…
Publiée par Teuta Arifi sur Lundi 11 mai 2020