Iniciativa: Malta vendos të bëhet një qendër e financave islame në Europë

Qeveria maltese ka mbështetur krijimin e një shoqate për të mbështetur zhvillimin e financave islame. Ajo njoftoi se do të ndërhyjë në legjislacion për të lehtësuar zhvillimin e këtij sektor, si pjesë e përpjekjeve për të tërhequr kompani nga Lindja e Mesme.

Marketing

Shoqata Malteze për Financa islame (MIFA) do të bashkëveprojë me qeverinë, institucionet, organizatat multilaterale, organet për përcaktimin e standardeve, agjencitë dhe rregullatorët, tha Silvio Sembra, Sekretar i Përgjithshëm i Shtetit në Ministrinë e shërbimeve financiare, ekonominë dixhitale dhe inovacionit.

“Ne si qeveri po shqyrtojmë projekt-amendamentet dhe ligjet ekzistuese në mënyrë që institucionet financiare islame të krijojnë lidhje të forta me shtetet anëtare të BE-së për të zgjeruar mundësitë e bashkëpunimit”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i MIFA-s, tha se tashmë që Britania e Madhe po bëhet gati që të dalë nga Bashkimi Evropian, është mundësia që Malta të pozicionohet si një qendër evropiane e financave islame, e siç shtoi ai më pas, “epiqendra e një gjysmë miliardë njerëz në Evropë, Afrikën e Veriut dhe në rajonin e Lindjes së Mesme”. /tesheshi.com/

Marketing