Iniciativa për shpalljen e referendumit veçmë u nënshkrua nga LSDM, BDI dhe BESA

Deputetët e shumicës qeveritare paralajmëruan se paradite do ta dorëzojnë iniciativën për shpalljen e referendumit për emrin deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing

Sipas informacioneve të grupit parlamentar të LSDM-së, deputetët e tyre veçmë i kanë mbledhur nënshkrimet për iniciativën për shpalljen e referendumit, ndërsa në të janë nënshkruar edhe deputetë të BDI-së dhe të Besës.

Pritet të përfundojë koordinimi i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, pas çka edhe atyre do t’u ofrohet iniciativa. Pas këtij takimi pritet edhe zyrtarisht të kumtohet qëndrimi i partisë opozitare në lidhje me referendumin dhe pyetjen e referendumit.

Në Propozim-vendimin, i cili do të parashtrohet deri te kryetari i Kuvendit përmbahet data – 30 shtator për mbajtjen e referendumit dhe përmbahet pyetja e referendumit e cila, sipas informacioneve të LSDM-së, është ashtu siç e propozoi kryeministri Zaev: A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO përmes mbështetjes së Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?

Në Kuvend në orën 10 filloi takimi i kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve parlamentare me përjashtim të VMRO-DPMNE-së. Nga ky takim pritet që të dalë informacioni se në sa ora mund të caktohet seanca për shpalljen e referendumit. Ndërsa për pak më vonë, paradite është paralajmëruar edhe koordinimi i grupit parlamentar të LSDM-së, në të cilën, siç theksuan deputetë të caktuar, mund të pritet edhe prania e kryeministrit Zoran Zaev.

Në Kuvend tashmë deklarata solemne dhanë anëtarët e KSHZ-së të cilët sot do t’i ndërmarrin funksionet e tyre. Ata duhet ta organizojnë referendumin e ardhshëm të vjeshtës për emrin.

Marketing