“Inkluziva”: Qytetarët me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga jeta politike

Legjislacioni zgjedhor nuk harmonizohet me dispozitat e Konventës së KB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ekzistojnë dispozita diskriminuese me të cilat këtyre personave u merret e drejta e përzgjedhjes, gjegjësisht një grupi të caktuar të qytetarëve me aftësi të kufizuara sipas procedurës gjyqësore u merren aftësia afariste dhe sipas kësaj baze këta persona fshihen nga lista zgjedhore sikur nuk ekzistojnë. Personave me aftësi të kufizuar të cilët gjenden në familje kujdestare nuk u mundësohet të votojnë në vendin ku janë nën përkujdesje. Në Kodin zgjedhor këta persona janë të evidentuar dhe i realizojnë të drejtat së bashku me personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, u tha në konferencën e sotme për shtyp në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, të organizuar nga Shoqata për promovim dhe zhvillim të shoqërisë inkluzive “Inkluziva”.

Marketing

Shoqata “Inkluziva” në procesin e referendumit në vitin 2018 me 40 vëzhguesit e saj e aftësi të kufizuara për herë të parë u bë organizatë e akredituar për vëzhgim/

Bllagica Dimitrovska, kryetare e Shoqatës “inkluziva” tha se shteti ynë është një shtet demokratik, por përjashtimi i një grupi qytetarësh nga jeta politike tregon në faktin se nuk janë krijuar kushte për respektimin e parimit më të rëndësishëm në sistemin demokratik – e drejta e përzgjedhjes dhe se e drejta e përzgjedhjes është e drejtë e garantuar pa marrë parasysh për çfarë aftësie të kufizuar bëhet fjalë.

Oliver derkovski, kryetar i KSHZ-së theksoi se anëtarësimi në këshillin zgjedhor nuk sjell deri në përmirësim të punës së këshillit zgjedhor sepse, siç tha, është treguar se vëzhguesit asgjë nuk mësojnë nga trajnimet.

Në pyetjen nëse ka të punësuar persona me aftësi të kufizuar në KSHZ, Derkovski deklaroi se në institucionin e tyre edhe ashtu kanë numër të madh të të punësuarve nga numri i nevojshëm, megjithatë ky është proces dhe se si çdo administratë publike kërkojnë harmonizim nga Ministria e Financave për punësim.