“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln euro

Dhjetëra kompani me aktivitete të ndryshme duke marrë para nga shteti për projekte inovative dhe zhvillimore, në vend që t’i realizojnë kanë pasur projekte pa rezultat ose kanë qenë projekte fiktive kanë dëmtuar buxhetin për 3.2 milionë euro, tha ushtruesi i detyrës drejtor i Fondit të Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik Nikolla Dodov, shkruan Alsat.

Sipas tij këtë e ka treguar një revizion i brendshëm që ka konstatuar parregullsi të rënda në punën e Fondit, i cili ka ndarë para pa plotësuar kriteret për mbështetjen e projekteve, ndërsa në kundërshtim me rregulloret dhe dispozitat e Ligjit të Veprimtarisë Inovative, para kanë marrë edhe institucione private shëndetësore dhe firma të lidhura me zyrtarë politik.

Marketing

“Rreth 60 kompani nuk i kanë plotësuar detyrimet dhe kanë shpërdoruar fondet për projekte joekzistente, ndërsa disa institucione private shëndetësore kanë përdorur fonde gjatë krizës së Covid-it kur shëndetësia shtetërore ishte në kolaps. Një borxh prej rreth 3.2 milionë euro nuk është kthyer ende në buxhetin e shtetit. Menaxhmenti i ri po merr masa për arkëtim dhe tashmë janë grumbulluar rreth 600 mijë euro. Revizioni i brendshëm ka identifikuar kontrata të papërshtatshme dhe praktika të dyshimta, duke përfshirë firma të lidhura me zyrtarë politikë”, tha Nikolla Dodov, Drejtor i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik FIZHT./ Alsat.mk

Marketing