Inspektohet rikonstruimi i autostradës Saraj-Gruçin

Ministri i Transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Sadik Beqiri dhe Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov sot do të inspektojnë rikonstruimin e pjesës së autostradës Saraj-Gruçin.

Marketing

Bëhet fjalë për rrugë me gjatësi 16 km për të cilën janë siguruar 1.1 milion euro nga Buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.
Aktivitetet filluan në nëntor të vitit 2017 dhe duhet të përfundojnë këtë muaj apo deri në fund të muajit korrik.

Marketing