Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu njoftoi se ekipet e Inspektoratit të Komunës së Çairit konform normave ligjore të veprimit ndaj ndërtimeve jashtë normave ligjore në hapësirat publike realizuan aksionin e largimit të terrasës së lokalit “AM Fontana”.
Në këtë lokacion Komuna e Çairit do të krijojë zonë të gjelbërt në shërbim të vizitorëve të përmendores së Hasan Prishtinës- thotë Ganiu.