Inspektorati i Qytetit të Shkupit filloi me marrjen e licencave të taksistëve ilegal

Inspektorët e qytetit të Shkupit sot, gjatë kontrollit në Bit Pazar, ua kanë marrë licencat 4 taksistëve. Taksistët si zakonisht kanë qenë të parkuar dhe kanë pritur pasagjerë në bulevard, jo në stacionin e përcaktuar për taksistët.

Marketing

“Licencat u janë marrë për një afat prej 30 ditësh për shkak të pengimit të trafikut dhe parkimit të parregullt jashtë pikës së përcaktuar. Inspektorati i Qytetit të Shkupit do të vazhdojë me kontrollet intensive në të gjithë qytetin për të parandaluar parkimin e taksistëve jashtë rregullit dhe kudo që mbërrijnë ata. Të gjithë atyre të cilët nuk do t’iu përmbahen rregullave do t’u merren licencat”, thonë nga Inspektorati i Qytetit Shkup.

Qyteti i Shkupit javën e kaluar gjobiti me nga 500 euro taksistët të cilët kanë qenë të parkuar në Rrugën Lubljanska përpara qendrës tregtare “City Mall”.

Marketing