Inspektorati mbyll sallën e sportit të shkollës Niko Nestor në Strugë

Inspektorati Shtetëror i Punës e ka mbyllur sallën sportive në kuadër të shkollës së mesme “Niko Nestor” në Strugë, për shkak të pasigurisë. Këtë sallë e përdornin mbi 1500 nxënës si dhe shtatë klube sportive. Një masë e tillë vjen pas tragjedisë së fundit në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 61 persona. Salla sportive është në gjendje të mjerueshme prej vitesh. Nga Inspektorati për Alsat deklaruan se gjatë kontrollit janë konstatuar parregullsi, të cilat përbëjnë rrezik. Sipas Inspektorati në përputhje me Ligjin për Siguri, është lëshuar aktvendim për ndalim të përdorimit të sallës, mbajtjen e mësimit, si dhe për aktivitete sportive, deri në sanimin e parregullsive. Për parregullsitë e konstatuara janë njoftuar Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Komuna e Strugës, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Salla është ndërtuar në vitin 1983. /Alsat.mk

Marketing