Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor bleu me makinë të re (VIDEO)

Kompania nga Kumanova “De Luks Auto” e shiti edhe një automobil për një institucion shtetëror. Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor bleu makinë të re për në terren në vlerë prej 23 mijë e 300 euro. Kontrata e lidhur është publikuar në Byronë e Furnizimeve Publike. Sipas dokumentacionit, oferta e “De Luks Auto” ka qenë e vetmja. Nga Inspektorati Shtetëror i ambientit jetësor blerjen e “Shkoda Karoq” e arsyetojnë me atë se nuk kanë pasur makinë për në vendet malore.

Marketing

Blerja e automobilit është për nevojat e drejtorit për vizita në Instalimet A që kishin leje të integruar A, por janë të pakalueshme me automobilat e rregullt që i kemi – njoftojnë nga Inspektorati i Ambientit Jetësor.

Sipas faqes zyrtare të “De Luks Auto”, Shkoda Karoq më e lirë është 19 mijë e 890 euro, ndërsa më e shtrenjta është 27 mijë e 570 euro. Kompania nga Kumanova sipas të dhënave të Byrosë së Furnizimeve Publike ka qenë aktive në tenderët ku institucionet shtetërore kanë blerë automobila. Nëse mblidhen shumat nga të gjitha kontratat ekzistuese nga viti i kaluar nga Byroja e Furnizimeve Publike ku kompania “De Luks Auto” nga Kumanova ka fituar, del se kjo kompani nga shteti ka marrë rreth 454 mijë euro. Sipas të dhënave, kjo kompani automobila u ka shitur Agjencisë së Mallrave Rezervë, Gjykatës Themelore në Tetovë, Byrosë së Furnizimeve Publike të Regjistrit Qendror, Resurseve energjetike të Maqedonisë. Por hulumtimi i rrjetit ballkanik BIRN tregoi se “De Luks Auto” nga Kumanova ka qenë në listën e donatorëve të LSDM-së. Pronari i hodhi poshtë këto pretendime me sqarim se vetëm u kanë dhënë zbritje për mirëmbajtjen e automobilave të partisë. /Alsat-M/