Inspektorati Shtetëror i Punës përmbyll 2019 me avancimin e kuadrove shqiptar

Inspektorati Shtetëror i Punës me sukses e mbaron vitin 2019 sa i përket avancimit të kuadrit shqiptarë të përfshirë në këtë Institucion.

Marketing

Me konkurs te brendshëm janë avancuar 8 kuadro shqiptarë , nga bashkëpunëtor i ri, ne nivel këshilltar-inspektor qe paraqet ngritje ne karrierë për 3 shkalle.

Të gjithë që kanë qene me licencë për inspektor te ri, tani me ngritjen në karrierë shkojnë në pozitën inspektor të pavarur. Do theksuar se Inspektorati Shtetëror i Punës si institucion ka realizuar gjithsej 16 avancime për shqiptarët ne vitin 2018 dhe 2019, edhe atë, në pozita udhëheqëse 5 (4 udhëheqës njësie dhe 1 udhëheqës sektori).

Ngritja në karrierë e shqiptarëve në këtë institucion nuk përfundon me kaq. Në bazë të planit për ngritjen profesionale të stafit për vitin 2020, plan ky që tash më i ka kaluar te gjitha instancat do vijojnë edhe 13 avancime te shqiptarëve ne nivele te ndryshme.