Inspektorati Shtetëror i Tregut po zhvillon aksion gjithëpërfshirës në territorin e të gjithë shtetit

Inspektorati Shtetëror i Tregut po zhvillon aksion gjithëpërfshirës në territorin e të gjithë shtetit. Në shënjestër janë objektet gastronomike, klubet e natës, diskotekat, kabaretë. Kryeministri Hristijan Mickoski u zotua se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt. Të gjitha lokalet që nuk i plotësojnë kushtet do të mbyllen dhe sanksionohen.

“Po hetohen dhe mund të jeni të sigurt se asnjë objekt që nuk i plotëson, siç përcaktohet në ligj, kushtet minimale teknike, nuk do të lejohet të funksionojë. Me gjithë rrezikun dhe kritikat që më pas do t’i pësojë Qeveria. Më vjen keq që deri më tani e gjithë kjo është toleruar, më vjen keq që njerëzit në ministrinë e Ekonomisë edhe pasi i kanë marrë dokumentet eks officio nuk i kanë verifikuar. Më vjen keq që për 15 minuta dhe për një shumë të caktuar janë dhënë këto licenca… Ajo që mundem unë si kryeministër ta bëj, ndërsa po e bëj dhe e kam bërë edhe dje, është një kontroll gjithëpërfshirës, kontroll i ashpër dhe të gjithë ata që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjeve do të mbyllen dhe sanksionohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së sotme përditësoi regjistrin e licencave të dhëna dhe sipas saj, nga 215 lokale për kabare, klube nate, disko klube dhe klube ne hapësirë të hapur, licenca të vlefshme kanë vetëm 22 lokale. /Alsat.mk

Marketing