Inspektorët policorë me aksion në kompanitë e Orce Kamçevit

Organet hetuese sot në mëngjes janë futur në kompaninë “Mont”, e cila është e lidhur me dëshmitarin në rastin “Haraçi”, Orce Kamçev.

Marketing

Një ditë para se Kamçev të dëshmojë kundër Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit, inspektorët policorë i kanë kontrolluar dokumentet edhe në kompanitë “Poliesterdej” nga Maqedonia dhe “Gorfaktori” nga Spanja.Dy nga tre kompanitë përmenden për borxh prej 400 mijë eurove që ju ka VMRO-DPMNE-ja, për financimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Sipas Nova TV, “Mont” dhe “Poliesterdej” janë angazhuar për shtypjen e materialit propagandues, ndërsa akoma nuk dihet lidhja e tyre me kompaninë “Gorfaktori”. Burime nga hetimet thonë se aksioni është në rrjedhë, dhe se MPB dhe PTHP janë në koordinim të vazhdueshëm.

Ndryshe, në mesin e muajit shtator zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp kërkoi që kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, të tregojë nëse Orce Kamçev është financues i fushatës së tyre.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Revizion, partia opozitare maqedonase në shtator e ka mbyllur llogarinë me 442 mijë euro të papaguara.