Inspektori i mjedisit hapësinor goditet nga energjia elektrike Inspektori i mjedisit hapësinor goditet nga energjia elektrike

Një inspektor i mjedisit hapësinorë në vendkalimin kufitar Stacioni Hekurudhor Tabanocë, është goditur nga energjia elektrike pasi kreu një kontrollim në njërin prej vagonëve të trenit ngarkues.

Marketing

43 vjeçari B.Z nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës, ka marrë lëndime të rënda pas goditje nga rryma elektrike. Personi në fjalë ka kryer kontroll të një treni të mbushur që ka lëvizur në relacionin Hungari-Greqi, i cili ka qenë në kompozicion me 15 vagonë.

B.Z, është ngjitur në vagonin-cistern prej të cilës ka dal natriumhiperhlorid dhe në njërin sipas gjitha gjasave i ka prekur telat e rrymës me tension të lartë, ku ka ardhur deri te goditja e energjisë elektrike, ndërsa ai është përplasur dhe ka rënë në tokë. B.Z. është djegur në tërë trupin dhe me ekipin e ndihmës së shpejtë është dërguar në qendrën mjekësore në Kumanovë, ku më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB-së Kumanovë dhe inspektori për mbrojtjen e shëndetit në punë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Marketing