Inspektorja tatimore nga Kavadari akuzohet për ryshfet

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) e Kavadarit ka propozuar ngritjen e akuzës kundër inspektores tatimore në Kavadar për vepër penale -marrje të ryshfetit, ka bërë të ditur Prokuroria.

Marketing

E akuzuara ngarkohet që si person zyrtar- inspektor tatimor në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP) pranë Ministrisë së Financave- sektori tatimor në Kavadar ka kërkuar mjete në para nga kontabilistë të personit juridik nga Negotina. E akuzuara e cila ka kryer kontroll tek personi juridik ka kërkuar t’i jepen 1 mijë euro që të mos bëjë procesverbal nga kontrolli i kryer ku do të konstatojë parregullsi në punën e personit juridik. Duke kërkuar ryshfet, e akuzuara i ka kushtëzuar të dëmtuarit se nëse nuk paguhet shuma e kërkuar, për shkak parregullsive të konstatuara në procesverbal, personi juridik do të duhet të paguajë gjobë në para në shumë më të lartë.

Marketing