Ballina Tech & Auto Instagram dhe Facebook do të trajnojnë Inteligjencën Artificiale me fotot dhe postimet...

Instagram dhe Facebook do të trajnojnë Inteligjencën Artificiale me fotot dhe postimet tuaja, ja si ta ndaloni këtë gjë

Gjiganti i mediave sociale Meta ka shkaktuar debate së fundmi me politikat e reja rreth mbledhjes së të dhënave të përdoruesve.

Marketing

Pak përpara lançimit të mjeteve të reja të Inteligjencës Artificiale, kompania ka njoftuar përdoruesit e Instagramit dhe të Facebook se shumë shpejt do të nisë të ‘vjelë’ informacione përfshirë edhe fotot dhe postimet, për të trajnuar sistemet e saj të Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, nuk janë vetëm përdoruesit e mediave sociale që do të preken. Në një lëvizje që pritet të shkaktojë tensione, Meta po informon njerëzit që mund të përfundojë duke u procesuar të dhënat, edhe nëse nuk i përdorin shërbimet e saj. Por a ekziston një mënyrë për ta përjashtuar veten nga këto rregulla kontroverse?

Ka mënyra që mund të provoni për të shmangur grumbullimin e të dhënave tuaja. Siç kërkohet nga GDPR, Meta po i lejon përdoruesit të kundërshtojnë përdorimin e informacionit të tyre në këtë mënyrë. Për ta bërë këtë, mund të plotësoni një formular të shkurtër në faqen e internetit të Instagram-it, i cili kërkon arsyet pse dëshironi të tërhiqeni, së bashku me disa informacione personale si vendi i banimit dhe email-i.

Meta thotë se do të shqyrtojë kërkesat për kundërshtime në përputhje me ligjet përkatëse për mbrojtjen e të dhënave dhe do të respektojë ankesat e suksesshme në vazhdim. Por pavarësisht protestave tuaja, Meta mund të përdorë ende të dhënat tuaja për të trajnuar AI-n e saj në disa raste, pavarësisht nëse përdorni platformat e saj apo jo. Kjo do t’ju ndikojë nëse shfaqeni ose përmendeni në postimet apo fotot e shpërndara nga përdoruesit e Instagram dhe Facebook-ut.

 

Exit mobile version