Instagram dhe Messenger bashkojnë grupet e bisedave

Facebook ka bërë një ndryshim të ri pas lançimit të opsionit të ri gjatë vitit të shkuar i cili lejonte komunikimin mes përdoruesve të Instagramit dhe Messengerit, pa qenë nevoja të shkarkonin programet respektive.

Marketing

Tashmë ky opsion do të jetë i përdorshëm edhe për grupet e bisedave. Përveç shkëmbimit të mesazheve, mund të përdoren sondazhet, Ëatch Together, të shohësh cili nga personat e grupit po dërgon mesazh dhe ngjyra të personalizuara në panel.

Gjithashtu, ata që nuk dëshirojnë të lidhen me kontaktet e tyre në Messenger mund ta çaktivizojnë opsionin për Instagramin dhe anasjelltas.