Në suaza të përgatitjeve për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, Bashkimi Demokratik për Integrim në bashkëpunim me Institutin Amerikan NDI, në Strugë po realizon këto ditë trajnim për 170 anëtarë të strukturave në kuadër të Degës së saj në Çair.
Qëllimi i trajnimit është të stimulohet shërbimi organizativ i strukturave të subjektit politik në dobi të qytetarëve, si dhe të përvetësohen mekanizma të reja demokratike për perceptimin objektiv të kërkesave dhe nevojave të vazhdueshme të qytetarëve.
Ditën e nesërme pjesëmarrësve do t’ju bashkangjitet edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.