Instituti për standardizim: 40 kompjuterë për SHF “Hasan Prishtina” në Çair

Instituti për standardizim ka dhuruar 40 kompjuterë për SHF Hasan Prishtina në Cair. Kryetari i këtij Instituti, Xhevat Kicara u bën thirrje të gjithë instuticioneve të tjera, që të dhurojnë jo vetëm kompjuterë, por edhe mjete tjera të cilat ata nuk i përdorin.

Marketing

“Ne jemi institucioni i parë në RMV që bëri një marrëveshje të tillë, një hap të tillë që mjetet që nuk janë në përdorim, kompjuterë apo mjete të tjera që ne i kemi dhe nuk kemi nevojë, kurse kanë nëvojë institucionet e tjera, veçanërisht shkollat, të cilët do të dinë si t’i përdorin ato në këto kohë të vështira të pandemisë ku mësimi zhvillohet online.”, tha Xhevat Kicara, kryetari i institutit për Standardizim.

“Shpresoj se kjo do të jetë iniciativë edhe për institucionet e tjera që kështu lloj aktivitetesh duhen të bëhen sa më shpesh, përshkak se do të jetë punë e madhe por punën tonë si shkolla fillore në komunën tonë por edhe më gjërë.”, tha Luljeta Qerimi, Drejtoreshë e SHF“Hasan Prishtina”.