Inteligjenca Artificiale, Papa Françesku do të marrë pjesë në samitin G7

Papa Françesku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G7-S, për të diskutuar mbi sfidat që paraqet Inteligjenca Artificiale (AI).

Marketing

Lajmin e bëri të ditur këtë të premte kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Takimi do të mbahet në rajonin jugor të Puglia-s në Itali nga data 13 deri më 15 Qershor dhe bën bashkë liderët e SHBA, Gjermanisë, Britanisë, Francës, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.

“Është hera e parë në histori që një papë do të marrë pjesë në punimet e G7”, tha Meloni në një video mesazh.

Italia, e cila aktualisht mban kryesimin e radhës të G7, miratoi në fillim të kësaj jave një projektligj që synon të vendosë rregullat bazë për përdorimin e AI, duke caktuar investime në këtë sektor dhe duke vendosur sanksione për krimet e lidhura me AI.