Inteligjenca artificiale zbulon për herë të parë një supernovë

Inteligjenca artificiale zbulon për herë të parë një supernovë. Algoritmit i janë vendosur në dispozicion 1.4 mln imazhe, të marra nga 16 mijë burime të ndryshme, dhe në vetëm 4 ditë ka arritur të kërkojë, dallojë, konfirmojë, klasifikojë dhe deklarojë në formë plotësisht autonome e pa asnjë ndërhyrje humane, ekzistencën e supernovës SN 2023tyk.

Marketing

Kjo konsiderohet një metodologji innovative në vëzhgimin e qiellit dhe shpërthimeve kozmike. Sisitemi i ri, përdorimi i inteligjencës artificiale në këtë fushë bën të mundur automatizimin e gjithë procesit, dhe duke lehtësuar dhe përshpejtuar punën e shkencëtarëve shumë më tepër, duke evituar edhe gabimin njerëzor.

Deri me sot mendohet se janë zbuluar nga shkencëtarët vetëm një pjesë e vogël e supernovave që eksistojnë ne Univers. Ndërhyrja e IA i jep mundësinë dhe kohën për të kuptuar më shume rreth shpërthimeve të fuqishme kozmike, të studjohen ciklet e jetës së yjeve dhe galaktikave dhe rrjedhimisht lindja e elementeve si hekuri e floriri, që gjenerohen gjatë këtyre proceseve.

Supernovat janë shpërthime yjore të fuqishme, të cilat me renë dhe energjinë që lënë pas, shërbejnë si djepe të lindjes së yjeve të rinj.