Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe ka publikuar së fundmi një hartë ku tregon se ku ka sulmuar Rusia dhe vendndodhjen e trupave ruse.
“Pushtimi i paligjshëm dhe i paprovokuar i Ukrainës po vazhdon.
Harta më poshtë është përditësimi më i fundit i Inteligjencës britanike mbi situatën në Ukrainë – 01 Mars 2022”,-shkruan Ministria e Mbrojtjes në Twitter.
Kujtojmë se ditën e sotme Rusia paralajmëroi Kievin, kryeqytetin e Ukrainës, për një sulm të “precizonit të lartë” dhe iu bëri thirrje banorëve që të largohen nga zona. Kjo që u hodh poshtë nga ministria ukrainase e Mbrojtjes, e cila e quajti këtë gjë një gënjeshtër.
https://twitter.com/DefenceHQ/status/1498666642284425223?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498666642284425223%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D901332