Paul Pogba mund të rikthehet në Serie A, por jo te skuadra e Juventusit.
Drejtori i ri i Interit, Beppe Marotta, mund të mposht Juventusin në garën për mesfushorin Paul Pogba, duke ofruar te Manchester United lojtar si Milan Skriniar dhe Ivan Perisic.
Ky lajm është shfaqur në faqen e parë të gazetës nga Torino, Tuttosport.
Edhe pse Marotta ende nuk është prezantuar te Inter, njoftimi i kësaj marrëveshje është vetëm çështje ditësh, dhe ish drejtori i Juventusit duket se ka plane të mëdha te skuadra na ‘San Siro’.
Sipas Tuttosport, ai synon t’ia rrëmbejë Juventusit mesfushorin Paul Pogba, duke dashur të shfrytëzojë interesimin e madh të Jose Mourinhos në Skriniar dhe Perisic.
Megjithatë, vendimi në fund do t’i përkiste Pogbas që ka thënë se Juventus dhe Torino janë shtëpia e tij në Itali.